Turizmi seksual në Shqipëri/ Mjekët: Janë rritur rastet e SST, kujdes nga kontaktet e pambrojtura

Shqipëria po shndërrohet në një tjetër destinacion të turizmit, atë të turizmit seksual.

Dukshëm ka një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilën e konfirmojnë edhe mjekët.

Numri i lartë i rasteve me HIV e renditi Shqipërinë të parën me numrin më të lartë ndër vendet e rajonit. Por  mjekët thonë se ka përhapje në rritje të të gjithë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për autoritetet.

Jeta shthurur nën efektin e substancave narkotike, trendi më i fundit i marrëdhënieve seksuale me të panjohur që i kontaktojnë nëpër rrjete sociale, ka rritur numrin e të rinjve të infektuar.

Personat e infektuar me SST paraqiten tek mjeku në fazë të vonë pasi ende vuajnë stigmën, ndërkohë që pasojat shëndetësore janë që nga steriliteti, dëme në shëndetin riprodhues deri dhe humbja e jetës./TCH

http://https://youtu.be/JUkmZMfgkIY

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë