Rolina Naço, dietologe
A e dini se nëse ushqimet që janë të pasura me vitamine K i shoqërojmë me yndyrnat e mira, atëherë mbrojmë zemrën tonë nga sëmundjet kardiovaskulare, por mbrojmë edhe skeletin tonë (kockat)?
Yndyrnat “e mira” (monounsaturated dhe polyunsaturated, duke përfshirë omega-3) ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ndërsa kontribuojnë në përthithjen e vitaminës K, e cila është shumë e rëndësishme për dendësinë e kockave, por dhe për trajtimin e mpiksjes së gjakut.
Kombinime
- Spinaq i zier me limon dhe vaj ulliri
- Sallatë me spinaq të freskët me fruta të thata (arra) dhe shegë
- Sallatë spinaq i freskët me avokado
- Spinaq i zier me salmon
- Sallatë me brokoli të freskët dhe perime të tjera me fara luledielli
Këto kombinime mund t’i përdorim pak me shpesh në menunë javore!
Burime të mira të vitaminës K: spinaq, brokoli, lakër brukseli (perimet me ngjyrë jeshile të errët)
Burime të yndyrnave të mira: arra, bajame, kikirikat, arrat e indisë, avokado, vaji i ullirit, sardelet, salmoni etj.
Drekën e mirë!


