A duhen përdorur mjekime kundra dhimbjes në pacientët me veshka të sëmura?

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Pacientët me sëmundje kronike të veshkave kanë shpeshherë dhimbje për arsye të ndryshme e në vende të ndryshme te trupit. Menaxhimi i dhimbjes tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave (CKD) është sfiduese për shumë arsye. Këta pacientë kanë një rritje të ndjeshmërisë ndaj efekteve anësore të ilaceve  për shkak të metabolizmit të ndryshuar të ketyre medikamenteve  dhe sekretimit jo te rregullte nga veshkat , dhe ka garanci jo te plota  për sigurine e tyre për përdorim në këtë popullatë, pavarësisht nga nje  nivel i larte  lartë dhimbjeje.

Barnat anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs) (sic jane brufen,, voltaren, ketoprofen etj.) janë konsideruar prej kohësh si të rrezikshme për përdorim në pacientët me sëmundje kronike të veshkave për shkak të rrezikut të tyre nga nefrotoksiciteti, dhe kështu klasa alternative e analgjezikëve, përfshirë opioidet, janë rekomanduar  më shpesh për kontrollin e dhimbjes në këtë popullsi.

Nisur nga rreziqet që edhe  opioidet dhe analgjezikët e tjerë gjithashtu paraqesin, studime te metejshme  te rrezikut që paraqet NSAIDs në pacientët me CKD është i nevojshem. Përdorimi i NSAID është shoqëruar me dëmtim akut të veshkave, progresion të dëmtimit të veshkave në CKD, crregullime   të elektroliteve dhe hipervolemisë me përkeqësim të insuficiences  të zemrës dhe hypertension arterial . Rreziku për këto sindroma të nefrotoksicitetit modifikohet nga shumë komorbiditete, faktorë rreziku dhe karakteristika te përdorimit, dhe te pacientët me CKD rreziku ndryshon sipas shkalles se  dëmtimit të veshkave.

Në këtë sfond  rekomandohet te kete nje  përdorimin te kujdesshëm të NSAIDs në popullatën me CKD dhe te behet nje shqyrtim i hollesishem i këtyre faktorëve të rrezikut mbi baza të individualizuara.

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni