Shtohen rastet me sifiliz, mjekët s’e njohin

Të dhënat e raportuara nga ISHP-ja për sifilizin tregojnë se rastet e të prekurve nga kjo sëmundje vazhdojnë që të rriten vit pas viti. Edhe pse para viteve ’90 kjo sëmundje u zhduk nga Shqipëria, vitet e fundit ajo është rikthyer dhe tashmë është i pranishëm në të gjithë vendin, kryesisht në zonat më të urbanizuara si kryeqytet.

burre semureKy infeksion vjen gjithashtu i bashkëshoqëruar edhe me HIV/AIDS. Prirja e këtyre dy sëmundjeve shkon paralelisht në rritje dhe sidomos me një rritje më të madhe në dy vitet e fundit ku kemi edhe qarkullim të HIV-it në vend, pavarësisht se prevalenca e këtij të fundit vazhdon të mbetet e ulët.

Por edhe pse kemi një shtim të numrit të rasteve, ISHP-ja raporton mungesën e njohurive nga ana e mjekëve, të cilët nuk e njohin sëmundjen duke çuar në një vonesë në diagnostikim e saj e si rrjedhojë vonesë edhe në trajtim.

Nga disa studime të njëpasnjëshme, si studimi i shëndetit riprodhues dhe më tej studimi demografik i shëndetit, është parë se kemi shumë shpesh mungesë të njohjes së sëmundjes nga personeli shëndetësor, gjë e cila ul edhe diagnostikimin në kohë apo shkallën e diagnozës.

Sifilizi së bashku me infeksionet seksualisht të transmetueshme, por edhe sëmundjet e tjera jo vetëm që nuk njihet, por as nuk raportohet, sidomos nga sistemi privat, por edhe nga ai publik ndonëse është një sëmundje detyrimisht e raportueshme në vend.

Qysh prej vitit 2007, në Shqipëri është vendosur një sistem vëzhgimi sindromik ku përfshihen tetë sindroma që reflektojnë IST-të kryesore sipas një përkufizimi të rastit që pasqyrohet në skedën përkatëse,ku midis tyre është dhe ulcera genitale për të pasur një pasqyrë më të qartë të IST-ve në vend. Megjithatë, edhe ky sistem ka mangësitë e veta,pasi ndërgjegjësimi për IST-të mungon në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor, pavarësisht se kujdesi për IST-të është pjesë e paketës bazë të shërbimeve që ofrohen në kujdesin shëndetësor parësor.

Ç’është sifilizi?

Sifilizi është një infeksion që shkaktohet nga bakteri Treponema  pallidum. Sifilizi ka tre faza të ndara.

Faza e parë e quajtur edhe sifilizi primar karakterizohet nga shankeri ose ulcera që shkaktohen 10 deri  90 ditë pas kontaktit me bakterin. Plaga e shkaktuar nga infeksioni mund të zgjasë deri në 5 javë. Sifilizi transmetohet gjatë seksit vaginal, oral dhe anal edhe sikur të mos ketë penetrim seksual.

Faza e dytë zhvillohet nga 17 ditë deri në 6 muaj e gjysmë pas infektimit. Mund të shfaqen në formën e europsionit të lëkurës së duarve, këmbëve që zgjat 2 deri në 6 javë, mund të shfaqen ulcera me ngjyrë gri në të bardhë, që mund të shfaqen në gojë, fyt ose rreth cerviksit, kjo fazë shqoërohet me gjendje të përgjithshme jo të mirë.

Faza e tretë që quhet edhe latente zgjat shumë vite pas infeksionit, mund të shfaqen në formën e tumoreve të vogla në lëkurë, kocka ose organet e brendshme, të shoqëruar me probleme të zemrës dhe të enëve të gjakut, mund të ketë edhe verbim dhe probleme të sistemit nervor qendror.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren