Përfitimet shëndetësore të vitaminës D

Dëshironi të qëndroni të zhdërvjellët apo elastik gjatë gjithë jetës tuaj?

Atëherë sigurohuni që duhet të merrni mjaftueshëm vitaminë D.

Vitamina D ka lëndë ushqyese që ndihmojnë në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trupi, dy gjëra që janë thelbësore për shëndetin e kockave dhe muskujve.

E njohur si “vitamina e diellit”, vitamina D prodhohet natyrshëm nga trupi kur jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, si dhe në disa ushqime të ndryshme veza, kerpudhat, sardelet, qumështi i sojës, tuna, skumbri.

Përfitimet shëndetësore të vitaminës D:

Shëndeti i kockave: Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Njerëzit kanë nevojë për vitaminën D, për të lejuar që zorrët të thithin kalciumin dhe ta rimarrin.

Shëndeti i muskujve: Kërkimet tregojnë se 30% e thithjes së fosfatit në zorrë varet nga vitamina D (fosfati ju lejon të tkurrni muskujt).

Sistemi nervor: Disa studime kanë treguar se vitamina D ndikon në aftësinë tonë vendimmarrëse, për t’u përqendruar dhe për të ruajtur informacionin. Studiuesit tregojnë se njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës D kanë aftësi më të dobëta në vendimmarrje dhe vështirësi në përqendrim.

Sistemi imunitar: Vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve, duke përmirësuar aftësinë e trupit për të bllokuar bakteret e dëmshme dhe për të përmirësuar sistemin imunitar.

Risk i ulët për sëmundje kardiovaskulare: vitamina D është thelbësore për shëndetin e zemrës, mungesa e kësaj vitamin mund të krijojë problem serioze kardiovaskulare, si hypertension, atak kardiak etj./ shendeti.com.al / Prevention.com

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin