Si ndikon PCOS në trupin tuaj, simptomat më zakonshme

Sindroma e vezores policistike (PCOS) është një problem me hormonet që ndodh gjatë viteve të riprodhimit. Nëse keni PCOS , mund të mos keni perioda shumë shpesh. Ose mund të keni perioda që zgjasin shumë ditë. Ju gjithashtu mund të keni në nivele të larta një hormon të quajtur androgjen në trupin tuaj.

Pothuejase 1 në 10 gra vuajnë nga PCOS, por shumica e tyre nuk e dinë. Sa më shpejt t’i trajtoni simptomat e PCOS aq më shpejt do të rregulloni problemet  që vijnë nga kjo sindormë :

Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të Sindoromës së vezoreve Policistie:

Çrregullim i ciklit menstrual: në keto raste ju mund të keni peroida çdo 20 ditë, 31 ditë, ose edhe çdo 16 ditë. Në rast të vezoreve policistike ju mund të keni gjakderdhje edhe midis cikleve.

Steriliteti: 1 në 5 gra vuajnë nga steriliteti për shkak të PCOS. Kjo sindromë shkakton nivele të larta të hormonit të androgjenit dhe sasitë e larta të tij mund të parandalojnë që vezoret të lëshojnë vezë për ovulim, për pasojë do e keni të vështire për të ngelur shtatzënë.

Shtim në peshë: gratë që vuajnë nga PCOS kanë tendencë të shtojnë shumë në peshë, sidomos rreth zonës së barkut.

Rënia e flokëve

Aknet

Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm së bashku me humbjen e peshës mund të ulin rrezikun e komplikimeve afatgjata si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Në rast se vuani nga sindroma e vezoreve policistike duhet të konsultoheni me mjekun dhe të merrni mjekimin e duhur.

Burimi: Health Grades

Postime të ngjashme

Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?