Deklarata e fortë e mjekut në Komisionin Hetimor: Sallat e kirurgjisë me shkallë kontaminimi mbi 40%, ka pasur shumë vdekje

Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi ka nisur mbledhjen e radhës.

Para anëtarëve të Komisionit në seancë dëgjimore, ka nisur të dëshmojë mjeku Genc Byrazeri, anëtarë i komisioni i Sterilizimit, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Gjatë fjalës së tij ai nisi të tregojë të gjithë rrugëtimin e tij të karrierës, duke renditur të gjitha kualifikimet titujt dhe vlerësimet që ka marrë përgjatë viteve.Teksa ai vijonte të fliste, një nga anëtarët tentoi që ta ndërpriste, teksa ai iu kthye: Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra.

Gjatë dëshmisë së tij ai tha se më parë në sallat e vjetra të spitalit ka rezultuar se ka pasur ndotje të niveleve të larta.

“Nuk harroj kurrë… kemi kontaktuar në atë kohë ministrin Halim Kosova për mbylljen e disa sallave,  ku në 2013 rezultonte se në sallën e ORL, mostra të kontaminuar kanë qenë në shkallë 43%, urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40%. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane. Ndotja ka qenë aq dramatike sa nuk e di se për çfarë faktesh mund të flasim. Ka pasur shumë vdekje si rezultat i gjendjeve septike. Kemi gjetur ndotje në vegla, poshtë krevatit, në sallë, këto janë fakte”, tha ai.

Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut?

Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut?

“Sky is the limit”, si na kanë mësuar profesorët? “Sky is the limit”… po si mund ta masim? Jeta s’ka çmim? Dhe sikur një jetë e vetme të jetë shpëtuar, të gjitha këto diskutime minimalisht pa moral”, tha ai.

Ai theksoi se “ Nuk do t’i hiqja asnjë presje atij studimi Fizibiliteti. Po do e bëja përsëri, pa mëdyshje. Sepse ishte dhe është i nevojshëm. Do ishte kriminale të mos bëhej. Një ditë e munguar e këtij shërbimi, është katastrofike. Mjekësia nuk është matematikë, investimet duhen bërë, nuk mund të parashikosh në fund rezultatet. Por sikur një jetë të shpëtosh, është shumë e vlefshme dhe tregon se ia vlen. Jeta nuk ka çmim”.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet