Për herë të parë në Shqipëri, kryhet teknika që shmang bypass-in e zemrës

Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin e Shkodrës është realizuar një procedurë mjekësore e avancuar që shmang nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila theksoi rëndësinë e këtij hapi për mjekësinë shqiptare.

Procedura moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma, kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës. Falë ekspertizës së tij dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”.

Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për një operacion të zakonshëm bypass, duke ofruar një alternativë të sigurt dhe më pak të dhimbshme për pacientët që vuajnë nga probleme me arteret koronare. Përveç kësaj, procedura është më pak invazive, çka përmirëson kohën e rikuperimit dhe zvogëlon rreziqet për komplikacione.

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë