Arian Galdini
Denoncim publik, madje dhe për vëmendjen e mediave. Për çka po shkruaj, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale e jam në gatishmëri për t’u përballur publikisht dhe ligjërisht me këdo të përfshirë.
Kronikë e një tentativë për vrasje me paramendim në QSUT
Para disa muajsh një familje imi shumë i afërt zbulon se ka një masë tumorale. Shkojmë në QSUT dhe kryejmë aty të gjithë protokollin e konsultave dhe kujdesit. Vendoset t’i bëhet operacion për heqjen e masës tumorale. Besuam te profesionalizmi dhe përgjegjshmëria e mjekëve. Por që pas atij operacioni, familjari im ka përjetuar një sagë të vërtetë vuajtjesh nga infeksionet e pafundme që pësoi. Është shtruar disa herë në spital për infeksion. Gjë që dëshmon se përgjegjësia kryesore bie mbi kirurgun që ka kryer operacionin. Nuk po hyj fare në dëshminë e kalvarit nëpër të cilin kalon një pacient qështrohet në spital tek QSUT, sepse kjo kërkon një rrëfim të detajuar të mbushur plot dramacitet.
Të lodhur me trajtimin dhe shtrimet e disahershme për infeksion, ne vendosëm që ta çojmë familjarin tonë në Turqi. Atje në spitalin ku bëri kontrollin e imët doktorët turq u befasuan me cilësinë dhe nivelin skandaloz të ndërhyrjes kirurgjikale dhe trajtimin që i ishte bërë të afërmit tim. E çka ishte më dramatike për ne, doktorët turq thanë se ndërhyrja kirurgjikale ishte krejt jashtë protokollit, pra ishte bërë gabim… Sidoqofte, doktoret dhanë një protokoll trajtimi me kimioterapi venoze e disa mjekime të tjera plotësuese.
Kthehet këtu në Tiranë familjari dhe interesohemi në QSUT, për kryerjen e këtij protokolli. Doktorët këtu bien dakord me të. Mësojmë se ky lloj trajtimi me këtë kimio është shumë i shtrenjtë, por hyn në trajtimet e rimbursueshme nga shteti. Interesohemi në mënyrë të drejtpërdrejtë, por aty në QSUT të gjithë habiteshin se si kërkonim kaq normalisht një gjë që na takonte. Kishte dy mënyra të thëna nën zë që mund të sigurohej ky trajtim me rimbursim: ose të paguaje për shembull 5000 euro nën dorë, ose të gjeje një mik tepër të rëndësishëm në qeveri.
Dhe unë kërkova ndihmë tek miqtë personalë lart në qeverisje. Njeriu që mori përsipër të më ndihmojë mua dhe familjen time, për ne është një ëngjëll dhe për të kemi mirënjohje të përjetshme. Miky unë foli me drejtuesit më të lartë në QSUT dhe kërkoi që familjari im të marrë sipas ligjit atë që i takon, pra: trajtim me rimbursim nga shteti. Përgjigjja nga drejtueset e QSUT-së ishte e menjëhershme dhe pozitive. Por ja që këtu fillon edhe kalvari i ri.
Edhe pse me mik nga lart dhe urdher nga Drejtueset e QSUT, aty ne QSUT eshte nje Drejtoreshe e Farmacise me emrin Narvina, nje monster e vertete, qe ben si Shefe mbi Shefet. Ajo perbuz dhe shperfill kedo qe shkon ti kerkoje kryerjen e nje sherbimi nen detyren e saj. Ajo nuk e kupton fare as gjendjen psikologjike te nje te semuri me mase tumorale e as te te afermve te te semurit. Ajo eshte monster… Me shume gjasa dyshoj se per Narvinen cdo familjar, apo pacient qe vjen me porosi nga lart, sic duket eahte heqje e pjeses se fitimit qe ajo ndoshta mer nga shitjet nen dore.. Nuk mund ta imagjinoni pritjen ne te ftohtin e ketij dimri, ne lulishtet e QSUT per ore e ore te tera, te familjareve dhe pacientit, ne pritje te Narvines… Keshtu ndodhi heren e pare… Me keq u be heren e dyte…
Kemio ka nje cikel cdo 2 jave… Kur vinte dita e kemios per mua, familjen time dhe familjarin e semure ishte nje torture e vertete… Edhe pse Drejtueset e QSUT ia kishin dhene porosine me emrin e familjarit tim te semure Narvines, kjo monstra, ishte e pamundur per tu takuar. E ne prisnim bashke me familjarin e semure ne lulishte mes te ftohtit mengjesi deri mbasdite. Dhe Narvina ishte e pamundur per tu takuar. Edhe nese kishe fat dhe e takoje, kjo monstra Narvina, te priste fytyrerrudhur dhe shperfillshem a thua se ajo ishte Princesha e Bizeles se Andersenit, dhe ti Lebrozi shpellar qe sapo kishe dale nga ndonje skute e ndotur. Pergjigja qe merrje nga Narvina ishte: Nuk ka ilac… E une detyrohesha komunikoja me mikun tim engjellor lart ne Qeverisje, e miku fliste me Drejtueset e QSUT, e Drejtueset e QSUT flisnin me Narvinen, e pasketaj Narvina nese kishim mundesi ta takonim serish, na thoshte se : Ilaci eshte…. Besomeni kjo ndodhte cdo dy jave. Kur vinte dita e ciklit te kemios, ne shkonim qe ne mengjes ne QSUT, prisnim mes te ftohtit ne lulishten e QSUT qe te takonim Narvinen, ajo ishte e pamundur per tu takuar.
Kur me kembengulje ia dilnim ta takonim, pergjigja e saj e pare ishte: Nuk ka ilac… Pastaj une detyrohesha te flisja me mikun tim egjellor lart ne qeverisje, qe miku im te fliste me Drejtueset e QSUT, qe pasketaj Drejtueset e QSUT ti jepnin serish urdher Narvines, qe me ne fund pasi ne te kembengulnim per ta takuar Narvinen, e tia dilnim mbane me shume mund per ta takuar, Narvina te na thoshte me perbuzje e bezdi: Ilaci erdhi…. Per ne kishte rendesi lajmi se ilaci erdhi e as qe e vrisnim mendjen per perbuzjen qe na jepte Narvina… Sidoqofte, asnje cikel nuk u be ne kohe, sepse mes ketyre pritjeve ne lulishten e QSUT, mes te ftohtit te ketij dimri, mes bisedave me mikun engjellor, e pasketaj te mikut engjellor me Drejtueset e QSUT, e pasketaj mes prosise se tyre per Narvinen dhe perpjekjeve tona per ta ritakuar Narvinen qe te na jepte lajmin se ilaci erdhi, ne humbisnim dite. Cikli duhej bere cdo 2 jave, por ne mezi ia dilnim ta benim me 4 dite vonese, deri ne 2 jave e gjysem vonese, heren e fundit. Dhe ishte dramatike per ne, sepse Trajtimi behet me cikle cdo 2 jave sepse e ka nje Protokoll. Mosarritja dhe pamundesia jone per ta bere ne diten e duhur ciklin, pra cdo 2 jave, na shqetesonte per vete efektin e kemios. Vonesat ne cikel logjikisht prishnin ciklin.
Por as Narvina e askush ne QSUT nuk mbanin pergjegjesi, as na jepnin pergjigje, e as e canin koken per ditet e humbura, vonesat ne cikel dhe efektin e ketyre vonesave tek pacenti. Ndaj ne vendosem qe pasi perfundoi Trajtimin e pare me 4 cikle, ta dergonim perseri ne Turqi, familjarin tim, qe te bente nje kontroll. Sot u kthye nga Turqia. Na ka lene pafjale. Nga analizat dhe kontrolli qe ka bere atje, Doktoret turq nuk kane gjetur asnje gjurme te ilacit avastine, qe eshte ilaci per te cilin na ka torturuar Narvina. Me pak fjale, Narvina, na ka mashtruar sipas te gjitha gjasave, e te 4 heret qe na ka torturuar per ilacin, kur na jepte lajmin se ilaci erdhi, na hidhte hi syve, e kushedi c’leng na jepte nen etiketen e avastines… Kemi fleten e analizave te bera ne Turqi, ku duket qarte se nuk ka asnje gjurme avastine ne gjakun e familjarit tim.
E te mendosh se heren qe ne menduam se familjari im e beri kemion me avastine, ishte ne fund te dhjetorit. Kemio eshte trajtim shume i forte dhe avastina le gjurme te qarta ne gjak. E ja ku jemi sot, me nje flete analizash ne duar, te bera ne nje nga spitalet me te mira ne Turqi. Analizat na thone se nuk ka asnje gjurme avastine ne gjak. Keshtu na thone me goje e me shkrim edhe Doktoret Turq. Ndihemi me keq sa s’behet. Duam e do ti shkojme deri ne fund ligjerisht, administrativisht, mjekesisht dhe publikisht, kesaj ceshtjeje, zbulimit te se vertetes dhe vendosjes se drejtesise. Do te bejme analiza e kontrolle te tjera, e nese serish analizat do te na konfirmojne se nuk ka gjurme avastine ne gjak, atehere nuk ka me paqe mes nesh dhe QSUT. Nese mungesa e avastines ne gjakun e familjarit tone rikonfirmohet, atehere sipas nesh, ne QSUT me familjarin tone, eshte bere tentative vrasjeje me paramendim.


