Mjeku kardiolog flet për humbjen e jetës së 12-vjeçarit nga Korça: Ka kaluar një virus, i dëmtoi muskulin e zemrës

Një 12-vjeçar nga Maliqi humbi jetën një ditë më parë për shkak të një miokardit akut. I mituri u transportua më 7 janar në gjendje të rëndë nga spitali i Korçës drejt Pediatrisë së QSUT me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.

QSUT me anë të një njoftimi zyrtar tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Kardiologu Novruz Çaushaj tha në emisionin People në Euronews Albania se i mituri ka kaluar një virus, i dëmtoi muskulin e zemrës.

“Është një inflamacion i muskulit të zemrës, që shkaktohet nga sëmundje infektive virusale, por veç shkaktarëve infektivë janë edhe shkaktarë të tjerë që mund të çojnë në miokardit akut. Viroza ka dëmtuar muskulin e zemrës. Qeliza bazë e muskulit të zemrës dëmtohet dhe muskuli i zemrës person një dëmtim serioz. Zhvillimi është nga pak ditë në disa muaj, në shumicën e rasteve nuk ka shenja dhe ndaj është e vështirë të diagnostikohet. Në disa raste është aq i shpejtë dhe aq vrasës sa mund të çojë në humbje jete në shumë pak kohë. Moshat më të prekura janë 20-40 vjeçare”, tha mjeku.

 

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë