Valë gripi në Gjermani, ka edhe humbje jetësh

Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip. Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind. Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip. Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër. Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë