Zjarr në QSUT, përfshihet nga flakët magazina e Spitalit të Neurologjisë

Magazina e Spitalit të Neurologjisë në QSUT është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin -1. Flakët janë vënë nën kontroll duke mos rrezikuar jetën e pacientëve dhe të stafit mjekësore, siç njofton vetë QSUT.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, thuhet në njoftim.

 

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat