Tjetër vetëflijim, 75-vjeçari i jep fund jetës, duke u hedhur nga ndërtesa e spitalit “Shefqet Ndroqi”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 75-vjeçar ka ndërruar, duke u vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” .Viktima ishte pacient i spitalit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit.

Ndërkohë në një reagim nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’  thuhet se pacienti nuk ka shfaqur në asnjë çast probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që e ka shtyrë 75-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Ngushëllime të sinqerta familjes së pacientit 75-vjeçar, M.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, pavarësisht kujdesit dhe përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor.

Pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial. Gjatë gjithë trajtimit, ai ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment probleme të shëndetit mendor.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe sigurojmë publikun se ekipi mjekësor ka ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin dhe kujdesin maksimal ndaj pacientit’, shkruhet në deklaratën e spitalit.

Ky nuk është rasti i parë. Gjatë periudhës së COVID ka pasur disa të vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e këtij institucioni, 29-vjeçari Xhino Koça, Hasan Mira rreth 65 vjeç si dhe 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja.

 

 

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë