Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve nga kanceri

Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve nga kanceri. Sipas të dhënave të OBSH (të vitit 2022) vendi ynë renditet i 6 mes 48 shteteve europiane, ku vdekshmëria tek fëmijët është 3,8 për 100 mijë banorë, shifër kjo më e lartë se mesatarja europianë, që është 2.4 për 100 mijë banorë.

Ekspertët vlerësojnë se shumica e kancereve të fëmijërisë janë agresive, që do të thotë se vendosja e një diagnoze dhe fillimi i trajtimit sa më shpejt janë faktorët më të rëndësishëm për mbijetesën.

Sa i përket vendeve të rajonit, Mal i Zi është një të njëjtat nivele si Shqipëria, me një incidencë vdekshmërie 3.8. Maqedonia e Veriut renditet e 34, me një incidencë vdekshmërie 2.1. Ndërsa, Greqia Italia renditen me një nivel vdekshmërie më të ulët sesa Shqipëria.

Çdo vit, rreth 400 000 fëmijë në mbarë botën zhvillojnë kancer. Shumica e këtyre fëmijëve, që jetojnë në mjedise me burime të kufizuara, nuk janë në gjendje të marrin ose të përballojnë vazhdimisht ilaçe kundër kancerit. Është vlerësuar se 70% e fëmijëve nga këto mjedise vdesin nga kanceri për shkak të faktorëve të tillë si mungesa e trajtimit të duhur, ndërprerjet e trajtimit ose ilaçet me cilësi të ulët.

“Shanset e një fëmije për të mbijetuar nga kanceri përcaktohen kryesisht nga vendi ku ai lind, duke e bërë këtë një nga pabarazitë më të mëdha në kujdesin shëndetësor global,” shprehen ekspertët.

Llojet më të zakonshme të kancerit të fëmijërisë përfshijnë leuçemitë, tumoret e trurit, limfomat dhe tumoret e ngurta si neuroblastoma dhe tumori Wilms.

Shenjat dhe simptomat e kancerit tek fëmijët

Simptomat e kancerit mund të jenë shumë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera të fëmijërisë. Mos harroni se simptomat që listojmë këtu nuk janë domosdoshmërisht kancer. Flisni me mjekun e fëmijës tuaj nëse fëmija shfaq ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

-ata nuk janë në gjendje të qajnë 

-një gungë, ose ënjtje e pashpjegueshme në trup

-dhimbje barku (barku) ose ënjtje që nuk largohet

-dhimbje shpine ose kockash që nuk largohen, ose dhimbje që zgjon fëmijën tuaj gjatë natës

-konvulsione (kriza) të pashpjegueshme ose ndryshime në sjelljen dhe humorin e tyre

-dhimbje koke që nuk largohen

-zbehje e pazakontë

-ndjehen të lodhur gjatë gjithë kohës

-infeksione të shpeshta ose simptoma të ngjashme me gripin

-të vjella të pashpjegueshme 

-temperaturë e lartë e pashpjegueshme (ethe) ose djersitje

-ndjenja e mungesës së frymës

-ndryshime në pamjen e syrit ose reflektime të pazakonta të syve në foto

-mavijosje të shpeshta ose të pashpjegueshme

– njollave të vogla të kuqe ose vjollcë që nuk mund të shpjegohen./shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë