Korrupsioni me PPP-të në Shëndetësi, Vilma Nushi dhe deputetja Vokshi përballen në GJKKO

Sipërmarrësja Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Emri i Vilma Nushit është lakuar nga opozita për koncesionin e Check Up dhe është kërkuar vazhdimisht thirrje e saj në komisionin hetimor parlamentar për koncensisonet në shëndetësi.

Nushi është në gjyq me Albana Vokshin teksa e akuzon deputeten demokrate për shpifje për akuzat ndaj Check Up. Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”

Në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, nuk ka pasur pajtim mes ish-kryetares së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi, e cila e ka paditur për shpifje. Pas përfundimit të seancës, Vokshi bëri të ditur se asnjëra nga palët nuk ra dakord për një pajtim, duke theksuar se do të vazhdojë deri në fund në procesin ligjor.

Vokshi nuk hoqi dorë nga qëndrimi i saj dhe tha se do të kërkojë si dëshmitarë kryesorë në proces Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe Ilir Beqajn, të cilët, sipas saj, ende nuk kanë dhënë llogari për keqpërdorimin e koncesioneve të Check-upit dhe sterilizimit. Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë të hedhë dritë mbi këto skandale që i kanë shkaktuar dëm popullit shqiptar.

Ky proces ka pasur tensione dhe debate të forta, pasi Vokshi ka qenë një prej kritikeve kryesore të koncesioneve në shëndetësi, ndërsa Nushi ka insistuar në pafajësinë e saj ndaj akuzave, duke thënë se janë shpifje.

 

 

 

Postime të ngjashme

Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?