Pacientë nga 20-vjeç preken nga sëmundjet e zemrës, kardilogu: Mos i neglizhoni këto shenja

Sëmundjet që prekin zemrën e njeriut po shtohen vrullshëm, por nëse dikur mosha e personave të prekur nga problemet kardiovaskulare ishte relativisht e lartë, sot ky trend ka ndryshuar.

Në Elbasan, kardiologët tregojnë se është ulur mosha e personave që shfaqin probleme të tilla. Bluzat e bardha tregojnë se janë shtuar të rinjtë deri në 30 vjeç me sëmundje që prekin zemrën.

“Kohet e fundit është vënë një rritje e numrit të pacienteve tek moshat e reja 20 deri në 30 vjeç. Pse ndodh kjo, kush janë shkaqet? Shkaku kryesor është mënyra sedentare e jetesës, mungesa e lëvizjes, mungesa e aktivitetit fizik. Konsumimi i duhanit, konsumimi i alkoolit, konsumimi i  pijeve energjike pa kriter si edhe konsumimi i substancave narkotike që kohët e fundit është i përhapur tek moshat e reja”, tha Saimir Shehu, kardiolog.

Kardiologu i spitalit të Elbasanit rendit faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet ishemike të zemrës.

“Faktorët e riskut janë mosha, me rritjen e moshës shtohet risku i sëmundjeve kardiovaskulare, është hipertensioni, sëmundje mjaft e përhapur e cila përbën risk sidomos për sëmundjet koronare. Është duhanpirja faktor shumë i rëndësishëm risku, dhe diabeti një faktor risku për shtimin e të sëmurëve që janë zakonisht të sëmurë kronik”, shtoi kardiologu.

Mjekët kërkojnë nga qytetarët që të mos neglizohen shenjat e para.

“Nuk duhen neglizhuar ankesat që kanë pacientet, si ankesat nga ana e zemrës duhet të marrin masa paraprake, sepse të parandalosh një sëmundje është me e lehtë sesa ta mjekosh. Ankesat kryesore janë dhimbje gjoksi, mpirje të krahut ose mpirje të pjesës së poshtme të nofullës”, shpjegoi për Euronews Shehu.

Sipas të dhënave të INSTAT “Sëmundjet kronike të zemrës” janë shkaktar i 42,2 % të vdekjeve pasuar nga “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,3 % të fataliteteve.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë