Stomatologët: Mos neglizhoni, një dhëmb i prishur shkakton edhe probleme kardiake

Ushqimet që po konsumojnë fëmijët si pijet e gazuara, ëmbëlsirat e shumta e të tjera  por edhe higjiena e ulet orale po u prishin dhëmbët dhe shkaktojnë probleme shumë me herët sesa konstatoheshin më parë.

Ndonëse vihet re përmirësim përsa i përket kujdesit oral një pjese e mirë e popullatës shkojnë tek dentisti vetëm kur kanë dhimbje dhëmbi.

“Tek ata që vijnë në kliniken tonë vihet re higjiene e ulët orale, nuk  i lajnë minimalisht dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë“, shprehet Belisa Kaleci – drejtore e klinikes stomatologjike universitare, QSUT për TCH.

Doktoresha Kaleci tregon se tek dentisti, duhet bërë vizitë çdo 6 muaj pasi një problem me dhëmbët mund të shkaktoje edhe sëmundje të tjera.

“Një dhemb i prishur lidhet edhe me problem kardiake, mukoza e gojës tregon për probleme në mëlçi e të tjera”.

Ne kliniken stomatologjike universitare ofrohet shërbim falas për mosha deri ne 18 vjeç  dhe për persona në nevojë. Në një vit marrin shërbim mesatarisht 12 mijë persona. Ndërkohë që dy njësi lëvizëse ofrojnë shërbim në zona rurale.

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni