Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj, mjekët apel: Vaksinoni fëmijët!

Shpërthimet e fruthit në mbarë botën kanë alarmuar edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë.

Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar.

Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi apelon në kronikën TCH për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.

Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.

Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës