Tenderi i shëndetësisë fitohet nga kompania e cigareve, check-up s’ka filluar ende

Tenderin e shëndetësisë për check-upin te moshat 40-65 vjeç e ka fituar një kompani cigaresh. 730 milionë lekë është shuma që Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë kompanisë “Marketing & Distribution” për realizimin e kontrollit shëndetësor bazë për grupmoshat 40 – 65 vjeç.

marketing distributionKompania në fjalë e ka lidhur kontratën për financimin e shërbimit me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor më 7 janar të këtij viti. Në tenderin e kryer konkurruan edhe kompani të tjera, gjithsesi tenderi u fitua nga “Marketing & Distribution”, në partneritet me “Trimed”. Fatkeqësisht, të dyja këto kompani kanë pronar të njëjtë, gjë që bie ndesh me lidhin kur bëhet fjalë për tenderat.

Nga ana tjetër “Marketing & Distribution” është një kompani e specializuar në importin, shpërndarjen dhe tregtimin e një shumëllojshmëri produktesh ku përfshihen: produkte për përdorim vetjak dhe shtëpiak, ushqime dhe pije, alkool dhe cigare, zyra dhe kancelari, telefoni celulare.

Nga të dhënat në faqen e lëvizjeve buxhetore të vitit 2014 rezulton se Ministria e Shëndetësisë përgjatë vitit 2014 ka pasur një tjetër kontratë me këtë kompani për letër fotokopje, për të cilën i ka paguar asaj 535 000 lekë.

Megjithëse është folur shumë për check-up-in falas, që gjithsesi paratë janë të taksapaguesve shqiptarë, në të vërtetë ky kontroll shëndetësor nuk ka filluar ende.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital