ISHP: Mbipesha, shkak për sëmundje kronike si diabeti apo zemra

Mbipesha po kthehet në një alarm shëndetësor global.  Në Shqipëri gjysma e popullsisë është mbipeshë, duke shtuar kështu riskun për rritje të incidencës së shumë sëmundjeve kronike. Specialistët e shëndetësisë thonë se mbipesha është edhe më e rrezikshme se obeziteti, pasi është parë që shumë sëmundje nisin aty.

“Shumica e sëmundjeve kronike fillojnë te personat që jo domosdoshmërish janë obezë. Është një piramidë mënyra se si fillojnë sëmundjet kronike në shoqëri”,-tha Alban Ylli, specialist i ISHP për Euronews.

Prediabeti është vetëm dyshimi i parë tek një person që ka pak kg më shumë së ç’duhet, ndërsa sëmundje të tjera fshihen pas tij.

“Një person te i cili duket në sy ai perimetri i barkut me gjasë duhet dyshuar, jo thjesht nga mjeku, por nga ai vetë që mund të ketë filluar rezistenca ndaj insulinës”,-tha Alban Ylli.

Mjekët fajësojnë stilin e jetesës për rritje të numri të perosnave mbi peshë, e cila është pasuar me rritje të rasteve me diabet dhe hypertension.

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para