Ylli i serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria, pohon se dy gjëra janë të rëndësishme për të pasur një trup të shëndetshëm dhe të tonifikuar: një dietë pa shumë sheqerna dhe karbohidrate dhe ushtrimet e përditshme të monitoruara nga një trajner personal.
Gjithsesi, para se të bëni ndryshime thelbësore në mënyrën e të ngrënit apo në aktivitet fizik, është mirë që paraprakisht të flisni me mjekun tuaj.
Aktorja e famshme thotë se preferon të kujdeset vetë për ushqimin e saj duke gatuar në shtëpi dhe vetëm një ditë në javë i lejon vetes ta “shkelë” këtë rregull.
Zakonisht në mëngjes ajo konsumon të bardhat e vezëve dhe fruta ose drithëra pa sheqer me fruta pylli të freskëta. Dreka është gjoks pule e pjekur në skarë, shoqëruar me spinaq dhe avokado me vaj ulliri, ndërsa darka konsiston në pulë dhe oriz kaf ose salmon dhe shpargje të pjekur. Midis vakteve parapëlqen të hajë mollë, banane, kos me vanilje, bajame ose kastraveca.
Përveç dietës Eva Longoria bën edhe ushtrime gjimnastikore duke ndjekur rregullat e caktuara. Çdo ditë përveç të mërkurës merret me aerobi, bën 10 minuta vrap dhe më pas fillon të bëjë ushtrime për këmbët, krahët dhe barkun duke i përsëritur 5 herë secilin cikël. Të mërkurave bën joga ose kickboxing./ Përgatiti: Elena Beta


