Nutricionisti Altin Joka: Më gjeni një suplement që është kaq i lirë dhe me kaq përfitime…

Nga Altina Joka, nutricionist

Është një bibliotekë informacioni që shkrihet në trupin tonë, quhet ndryshe kimoprotektiv, pra mbrojtës i ADN-së sonë për të parandaluar dëmtimin qelizor që çon në shfaqjen e kancerit.
Cilësitë antibakteriale të majdanozit ndihmojnë në shëndetin e dhëmbëve dhe problemet e lëkurës të shkaktuara nga bakteret, si dhe në erën e keqe të gojës.

Përfitimet në shëndet

  • Majdanozi rrit alkalinitetin në organizëm.
  • Lufton kërpudhat në zorrën tonë dhe kandiden.
  • Apioli që gjendet në majdanoz parandalon infeksionet në sistemin urinar.
  • Majdanozi është një diuretik natyral.
  • Përmirëson tretjen dhe rrit përthithjen e lëndëve ushqyese.
  • Majdanozi ndihmon në zbutjen e një sërë sëmundjesh gastrointestinale, duke përfshirë gazrat, kapsllëkun, dispepsinë dhe fryrjen.
  • Ndihmon në rritjen e prodhimit të biliareve dhe lëngjeve të shëndetshme të stomakut.
  • Ndihmon në largimin e ujit të tepërt duke stimuluar daljen e urinës në veshka.
  • Gjethet, farat, madje edhe rrënjët e bimës së majdanozit konsiderohen si një ilaç efektiv kundër diarresë.
  • Pioli dhe myristicina, dy përbërës në vajin e majdanozit, janë përgjegjës për mbarëvajtjen e veshkave dhe gurëve në to.
  • Majdanozi ndihmon në largimin e gurëve të tëmthit nga trupi.

I pasur me vitamina dhe minerale

  • Është i pasur me vitaminë C, e cila nxit përthithjen e hekurit dhe ndihmon në trajtimin e anemisë.
  • Dy lugë gjelle majdanoz përmbajnë më shumë se 150% të vlerës ditore të vitaminës K. Është përdorur për të trajtuar hipertensionin arterial dhe çrregullimet e zemrës.
  • Përbërja e fibrave dhe flavonoideve të majdanozit është një nga arsyet pse ai është efektiv në uljen e kolesterolit.
    Është i pasur me lëndë ushqyese që nxisin rritjen e kockave. Përmban vitaminë K, e cila bashkëvepron me kalcium, vitaminë D, fosfor dhe magnez për formimin e kockave.
    Një filxhan majdanoz përmban rreth 89% të vlerës ditore të vitaminës C.
  • Ka vitaminë A që ndërvepron drejtpërdrejt me limfocitet – qelizat e bardha të gjakut.
    Klorofili i majdanozit ka efekte antibakteriale, antifungale dhe detoksifikuese.
    Myricetina, një flavonoid që gjendet në majdanoz, ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës. Apigenina, një kimikat natyral i majdanozit, ndihmon në reduktimin e tumoreve. Luteolina, një tjetër kimikat që gjendet në majdanoz, është një agjent parandalues i kancerit. Ajo bllokon metabolizmin e kancerogjenëve që prodhojnë mutagjenë aktivë në kromozomet e mëlçisë.

Majdanozi përfshin kuercetinën, një antioksidant të fuqishëm që parandalon inflamacionin dhe stabilizon qelizat që prodhojnë histaminë.
Urecetina, një tjetër antioksidant në majdanoz, përdoret në terapi për trajtimin e prostatitit.
Përmban beta-karoten që ndihmon në shëndetin e syve.
Opsina dhe rodopsina, pigmente që gjenden në retinën e syrit dhe ndihmojnë në shikimin e natës, gjenden tek majdanozi.
Rrënja e majdanozit përfshin kalcium, hekur dhe vitamina të kompleksit B, të cilat mbështesin gjëndrat paratiroide.
Majdanozi mund të nxisë menstruacione të shëndetshme dhe të lehtësojë ngërçet.
Balancohet niveli i hormoneve, duke ndihmuar në reduktimin e simptomave të sindromës premenstruale.
Përmban bakër, një mineral që luan rol në funksionimin e trurit, zemrës dhe muskujve skeletorë. Ai gjithashtu ndihmon në uljen e pigmentimit të lëkurës.
Mund të ndihmojë në rritjen e flokëve kur mungesa e lëndëve ushqyese është shkaku i rënies së tyre.
Vitamina B9 ndihmon në reduktimin e anomalive gjatë shtatzënisë dhe lindjes.
Majdanozi është efektiv për diabetikët kur përdoret me disa çajra të tjerë.

Ndaj, kudo që jeni – në restorante, pushime apo në shtëpi – mos e ndani këtë suplement nga pjata juaj.
Siç thoshte Hipokrati: “Përdoreni majdanozin kudo e në çdo gjë, madje edhe në ëmbëlsira.”

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin