Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Kompania farmaceutike BioNTech, e cila mori famë botërore disa vite më parë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit shkaktar të pandemisë që gjunjëzoi globin, bëri të qartë se dëshiron të blejë konkurrentin e saj me seli në Tübingen, CureVac.

BioNTech, thonë mediat gjermane, njoftoi se ka në plan të blejë aksionet e CureVac-ut. Me këtë blerje, me vlerë miliarda euro, kompania me seli në Mainz synon të fitojë ekspertizë shtesë në fushën e terapive të kancerit të bazuara në mRNA. “Ne duam të bashkojmë aftësi dhe teknologji plotësuese,” tha Ugur Sahin, bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i BioNTech.

Bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të të dyja kompanive miratuan unanimisht marrëveshjen. Përfundimi i marrëveshjes pritet në vitin 2025.Qeveria gjermane duket se nuk ka kundërshtim.

Ministria e Çështjeve Ekonomike e mbështet këtë transaksion dhe tani do të fillojë procedurat e zakonshme të shqyrtimit“, tha një zëdhënëse. BioNTech dhe CureVac morën pjesë të dyja në garën e vaksinës kundër koronavirusit në vitin 2020. Megjithatë, kompania me seli në Tübingen, e cila konsiderohej gjithashtu një nga shpresat e mëdha, e tërhoqi kandidatin e saj të parë për vaksinë nga procesi i miratimit, për shkak të efikasitetit relativisht të ulët. Kjo çoi gjithashtu në mosmarrëveshje për patentat midis dy kompanive.

BioNTech-u, nga ana tjetër, fitoi garën dhe fitoi shumë para nga vaksina Covid e bazuar në mRNA. Ky grup aktualisht po hulumton imunoterapitë e kancerit dhe planifikon të paraqesë një kërkesë fillestare për miratim në SHBA deri në fund të vitit, për një kimioterapi të gjeneratës së re për kancerin e mitrës. Teknologjia e mRNA-së është një tjetër shtyllë e portofolit të terapisë së kancerit të BioNTech-ut.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës