Pediatria, 200 fëmijë çdo ditë! Vera sjell probleme tek të vegjlit, 12% e tyre kanë nevojë të shtrohen në spital

Ndonëse nuk ka grip apo infeksion-ar respirator të shtuar, vera sjell gastroenterite të shpeshta sidomos te fëmijët e vegjël.

Afro 200 fëmijë në ditë paraqiten në urgjencën e shërbimit të pediatrisë në QSUT nga të cilët 12% e tyre kanë nevojë të shtrohen në spital.

Dr. SHk. Albert Lama-shef i shërbimit të urgjencës pediatrike QSUT: Tani kemi më shumë gastroenterite. Diarre të cilat nuk parashoqërohen me temperaturë të lartë.

Fluks me shtuar në pediatri sjell fundjava.

“Në fundjavë kemi një shtim të rasteve pasi frekuentojnë plazhet, pishinat, fëmijët e vegjël gëlltisin ujë deti, i cili ka ndotje bakteriale por edhe virale”.

Mosha me prekur është ajo nga 1 deri në 4-vjeç dhe këshilla e mjekut pediatër shkon sidomos për nënat e reja

“E para mos u panikosni. Vizita e parë tek mjeku i familjes, kjo në varësi të gjendjes së fëmijës”.

Nënat duhet të bëjnë kujdes me temperaturën e ambientit në shtëpi për bebe të vogla dhe ruajtjen e ushqimit në kushte frigoriferike pasi nuk janë të pakta kur fëmijët e vegjël kontaminohen nga ushqimet që nuk ruhen mirë./tch

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes