Mos e hani! Tërhiqet nga tregu produkti ushqimor shumë popullor, përmbante kimikate që shkaktonin kancerin e mëlçisë

Gjalpi i kikirikut i markës Coles është tërhequr urgjentisht nga tregu pasi u kontaminua me kimikate që shkaktojnë kancerin e mëlçisë.

Kutitë 1 kg me gjalpin e kikirikut Coles, të shënuara me datën e skandencës 5 shkurt 2027, janë shitur në të gjithë Australinë në supermarkete dhe në internet.

Por të hënën, Standardet Ushqimore të Australisë dhe Zelanda e Re lëshuan një paralajmërim se njerëzit “nuk duhet ta hanë këtë produkt”.

Organi mbikëqyrës tha se kishte një problem me kontaminimin me biotoksinë (aflatoksinë).

“Produktet ushqimore që përmbajnë aflatoksinë mund të shkaktojnë sëmundje/lëndime nëse konsumohen. Konsumatorët duhet ta kthejnë produktin/produktet në vendin e blerjes për një rimbursim të plotë”, thuhej në njoftim.

Aflatoksinat janë kimikate helmuese që shkaktojnë kancer të mëlçisë, të cilat prodhohen nga disa myqe që rriten në tokë, bimësi në dekompozim, sanë, drithëra, fara vajore dhe arra pemësh”, thanë Standardet e Ushqimit në vitin 2023.

Nëse kontaminon ushqimin, mund të shkaktojë kancer të mëlçisë.

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027