Pse duhet të ndjek një program ushqimor të pasur në fibra?

Nga Rolina Naço, dietologe

Si mund të shtoj konsumimin e fibrave?

  1. Duke konsumuar vetëm produkte integrale të cilat janë shumë të pasura ne vitamina (kryesisht kompleksi B) dhe kripëra minerale. Shembull: bukë integrale, bukë thekre, buke misri, oriz integral, makarona integrale, tërshërë, musli etj.
  1. Të shtoj konsumin e perimeve duke pasuruar gatimet (qepë-karrota-kungull-domate etj)
  2. Të konsumoj sallatë në çdo vakt kryesor (drekë-darkë). Për të marre edhe më shumë fibra, mund të shtoni një sallatë jeshile (sallatë jeshile, spinaq të fresket, rukola, çikore etj)
  3. Të shtoj konsumin e legumeve: fasule, qiqra, thjerrëza, bizele, barbunja 2-4 herë në javë dhe frutave të thata çdo ditë.
  4. Të konsumoj 3-4 propocione frutash në varësi të stinës çdo ditë.

Të mirat e fibrave

– Fibrat kontrollojnë nivelin e glicemisë në gjak

-Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe thithjen e karbohidrateve, duke reduktuar kështu rritjen e glukozës në gjak pas një vakti.

fibra-Konsumi i tyre është shumë i rëndësishëm në njerëzit me diabet për të rregulluar më mirë nivelet e glukozës në gjakun e tyre.

-Ulin nivelin e kolesterolit në gjak

-Sipas rezultateve të studimeve epidemiologjike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare pasi përmirësojnë nivelin e lipideve në gjak.

Gjithashtu ndihmojnë:

-Kundër kapsllëkut

-Na ndihmojnë për të kontrolluar peshën pasi na bëjnë të ndihemi të ngopur

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe