Dhimbja e kraharorit, si ta dalloni nëse është shenjë e atakut kardiak apo shqetësim tjetër?

Mjekja Desli Shahini, e ftuar në podcastin “Shëndet!”, ka treguar se cilat janë shenjat që tregojnë se dhimbja në kraharor sinjalizon probleme me zemrën.

“Së pari, është e rëndësishme që ne të kuptojmë se dhimbja në kraharor është patjetër një dhimbje që duhet të ndiqet nga mjeku. Pra, nuk është një dhimbje që ne duhet ta anashkalojmë. 

Edhe në rastet kur dhimbja në kraharor nuk vjen nga zemra si organ, vjen nga organet parësore. 

Pavarësisht se ne në gjuhën popullore gjejmë dhimbjet muskulare të identifikuara si dhimbje kraharori, dhimbjet e stomakut dhe refluksit, por

në të gjitha rastet duhet të referohen te mjeku.

Dhimbjet në kraharor të cilat janë specifike të zemrës janë dhimbje me karakter shtypës, ku pacienti ndjen se realisht po i merret fryma dhe dhimbjet që zgjasin në kohë. 

Këto sinjale janë alamrmante për t’u ndjekur nga ana mjekësore sepse kanë karakter problematik”, u shpreh mjekja Shahini.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube: Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim