Vajzat shtatzënë kanë nevojë për ndihmë, jo t’i stigmatizojmë

Aborti tek adoleshentët nuk është vetëm problemi i këtyre të rejave, por edhe i mbarë shoqësisë sonë. Kështu u shpreh Asistentia Përfaqësuese e UNFPA, Dr. Manuela Bello gjatë konferencës për shtyp me rastin e lançimit të raportit vjetor Gjendja e Popullsisë së Botës 2013, me titull  “Mëmësi në fëmijëri në përballje me sfidën e shtatzënive tek adoleshentët”. Në konferencë ishin të pranishme Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e UNFPAsë në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun, zv. Ministrja e Shëndetësisë, znj Milva Ekonomi dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik.

unfpaNdërkohë zonja Manuela Bello theksoi se të dhënat mbi raportin e lançuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) mbi gjendjen e popullsisë për vitin 2013, bëjnë me dije se mëmësia në fëmijëri përbën problem madhor si për vendet në zhvillim, ashtu edhe për vendet e zhvilluara, ku çdo vit, 7.3 milion vajza  nën 18 vjeç lindin fëmijë. Nga këto 7.3 milion lindje, 2 milion u përkasin adoleshenteve përkatësisht të moshave 14 vjeç ose edhe më të vogla. Kjo gjë i ekspozon këto adoleshente përballë një rreziku të dyfishtë, ndaj vdekjeve amtare dhe fistulës obstetrike. 

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e UNFPAsë në Shqipëri znj. Zineb Touimi-Benjelloun theksoi se Shqipëria përballet ende me çështje që lidhen me nivelin e ulët të informimit mbi shëndetin seksual dhe riprodhues të adoleshentëve

Duhet përgëzuar  progresi i bërë në Shqipëri dhe të nxisim zhvillimin e metejshëm të tij. Vleresimi i lindjeve dhe aborteve tek adoleshentët në rrethin e Tiranës gjatë periudhes 2009-2012 i realizuar nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik,flet për një trend në rënie të lindjeve tek adoleshentët nga 52 për 1000 femra të moshës 15-19 vjeç,në 16 për 1000 femra të së njëjtës grupmoshë. Ky ishte vlerësimi i Koordinatores së Përhershme të OKB-së dhe Përfaqësuese e UNFPAsë në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun, e cila theksoi se synimi i botimit vjetor global të UNFPA-së është që të kontribuojë në debate,bazuar në fakte, mbi çështje kyçe që lidhen me implementimin e Programit të Veprimit te Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin.Ky raport synon të stimulojë debatin dhe veprimin në nivel kombëtar në përputhje me kontekstin dhe prioritetet kombëtare. Raporti mbi Gjendjen e Popullsisë së Botës 2013 inkurajon qasje të gjerë për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe i mbeshtet ato në marrjen e vendimeve. Ashtu siç parashkruhet në raport, kostot e mosveprimit mund të jenë të mëdha.Në vendet me ekonomi të madhe si Kina,kostot gjatë gjithë jetës të lidhura me shtatzëninë në adoleshencë besohen të jënë rreth 124 miliard dollarë,edhe në vendet me ekonomi të vogël ku kostot arrijnë në 15 miliard dollarë”, thekson koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e UNFPAsë në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun, duke shtuar se çdo vit 2 milion vajza të moshës 14 vjeç ose më të reja lindin fëmijë.Vajzat më të vogla në moshë janë veçanërisht më të pambrojtura ndaj shfrytëzimit,martesave në moshë të vogël, presionit dhe dhunës seksuale.

Shqipëria

Koordinatorja e Përhershme e OKB-sëdhe Përfaqësuese e UNFPAsë në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun shpjegon se të dhënat e vitit 2011 për Shqipërinë në tërësi, tregojnë  një rënie 70% në lindjet tek adoleshentët, por sidoqoftë, Shqipëria përballet ende me çështje që lidhen me nivelin e ulët të informimit mbi shëndetin riprodhues dhe seksual të adoleshentëve,mungesën e shërbimeve miqësore për të rinjtë dhe të të rinjve të fuqizuar që kërkojnë shëndet më të mirë për veten”,- thekson znj. Zineb Touimi-Benjelloun. “Zonja dhe zotërinj shumë shpesh shoqëria fajëson vajzën për mbetjen shtatzënë.Realiteti tregon se shtatzënia shpesh ka pak të bëjë me sjelljen personale të vajzave dhe më shumë ka të bëjë me sjelljen e familjeve të tyre,komunitetit dhe qeverive”.

Raporti

Raporti i UNFPA-së mbi gjendjen e popullsisë së botës tregon se shtatzënia tek adoleshentet nuk mund të shihet vetëm si faji i vajzës, por si rezultat i mungesës së zgjedhjeve dhe disa rrethanave që shkojnë përtej kontrollit të një vajze. Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e UNFPAsë në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun, shtoi se gjendja e popullsisë së Botës e UNFPA-së bën apel për veprim që të fuqizohen vajzat,të respektohen të drejtat e tyre të njeriut dhe të vendosen në të njëjtin nivel me djemtë.“Nga ana tjeter duhet të bisedojmë ndryshe me djemtë,në mënyrë që ata t’i shohin vajzat si qënie të barabarta njerëzore,që meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi,duhet t’i ndihmojmë djemtë dhe burrat të bëhen pjesë e zgjidhjes. Vajzat që janë shtatzënë kanë nevojë për mbështetjen tonë,ne nuk duhet t’i njollosim apo stigmatizojmë.Ato kanë nevojë për ndihmën tonë për të qendruar në shkollë kur janë shtatzënë dhe për të rinisur shkollën pas lindjes.Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të barabartë nga ana gjinore,në të cilën vajzat janë të fuqizuara,të arsimuara,të shëndetshme dhe të mbrojtura nga martesat në fëmijëri,ku jetojnë më dinjitet dhe siguri.Një shoqëri ku janë në gjendje për të marrë vendime mbi të ardhmen e tyre, duke i ushtruar të drejtat që iu takojnë.Kjo nuk sjell përfitime vetëm për vajzat, por për të gjithë shoqërinë, ndaj dhe duhet të jetë edhe në qendër të politikave dhe masave të shoqërisë dhe qeverisë” – thekson Koordinatorjae Përhershme e OKB-sëdhe Përfaqësuese e UNFPAsë në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun.

Ekonomi: Raporti një mjet reflektimi për shoqërinë tonë

Prezantimin e  raportit të paraqitur nga specialistët e ISHP-së e ndoqi edhe zv-minsitrja e shëndetësisë, Milva Ekonomi, e cila nuk hezitoi të jepte edhe ajo mendimin e saj. “Ky studim i vogel i kryer ne rrethin e Tiranes vjen para jush në një ditë të shënuar, siç është dita e lancimit tëRaportit Global te UNFPA-së për situatën e popullatës në botë,duke patur në qendër shtatëzanitë tek adoleshentët.

Unë dua të ndalem në dy gjëra,e para që është shumë  mirë që të bëhet raporti për popullsinë e Tiranës dhe që përkon me këtë ditë të shënuar, sepse Tirana mbart me vete shumë probleme që lidhen me mëmësinë dhe fëmijërinë e hershme. Gjëja tjetër e rëndësishmë është që kur del raporti i Kombeve të Bashkuara,ne menjëherë fillojmë dhe reflektojmë, çfarë ndodh në vendin tonë dhe çfarë stigmash e rrethojnë këtë çështje. Shumë shpesh në shoqërinë tonë kur shohim një vajzë të vogël shtatzënë, ne  përgjithësisht e drejtojmë gishtin ndaj vajzës, por në fakt nuk duhet të jetë këshu. Kjo është një stigmë që shoqëron vajzat e kësaj moshe në të gjithë botën, jo vetem në Shqipëri. Shtatzënia nuk është zgjedhje e asaj vajze dhe realiteti tregon se kësaj vajze të vogël i mungon mundësia për të zgjedhur,për të qenë e mirë informuar,ndoshta edhe mundësia për të pasur familje. Megjithatë ne duhet të kemi parasysh që një vajzë në moshën e adoleshencës që ka bërë këtë zgjedhje i kushton shoqërisë, sepse ajo del nga tregu i punës,nuk është aktive dhe ndërpret zhvillimin e saj për arsyen e thjeshte sepse po behet nënë”, thekson Zv. Minsitria, Milva Ekonomi. Duke parë situatën në botë ne mund të ndalemi tek situata në Shqipëri ku në përgjithesi nuk shquhet për lindje të herëshme të larta në numër. Sipas statistikave të INSTAT për një periudhë 10 vjeçare numri i këtyre lindjeve qëndron po në të njëjtën strukturë. Është vënë re sipas studimit mbi demografinë e popullatës së Shqipërisë që këto lindje të ndara në periudha 50 vjeçare kanë ardhur në ulje.

Gjetjet e studimit te lindjeve dhe aborteve tek adoleshentet

Në maternitetet e Tiranës

  • Lindshmëria tek moshat adoleshente ka pësuar një trend zbritës, nga 52 për 1000 gra të moshës 15-19 vjeç në një shifër prej 16 për 1000 gra të po kësaj grup-moshe, pra nga viti 1980 deri në v.2011 lindshmëria tek adoleshentet ka rënë me 70 %.
  • Në vendin tonë abortet e kryera tek adoleshentet zënë një përqindje të ulët, rreth 5% të aborteve totale, kurse për rrethin e Tiranës është rreth 4%.
  • Abortet e kryera nga adoleshentet në rrethin e Tiranës kanë ardhur në ulje. Për vitin 2012 ato përbëjnë ½ e numrit të aborteve të kryera në vitin 2009.Përqindjen më të lartë të aborteve e zë grup-mosha 20 – 34 vjeç.
  • Abortet me kërkesë tek femrat adoleshente kanë ardhur në ulje për periudhën 2009-2012 (shifrat 37.2% dhe 20.1% respektivisht).
  • Midis adoleshenteve përqindjen më të lartë në kryerjen e aborteve e zënë femrat e martuara (76.7% per v.2012) krahasuar me 21.7% që është përqindja e aborteve të kryera nga femrat beqare adoleshente.
  • Përqindja e aborteve tek adoleshentet që banojnë në zonat urbane është shumë më e lartë se tek ato që banojnë në zonat rurale (për v.2012, 65.1% dhe 34.9% respektivisht).
  • Lindjet e kryera nga femrat e grupmoshës 14-24 vjeç në Tiranë përbëjnë rreth 40% të numrit total të lindjeve të Tiranës.
  • Ndërprerjet me kërkesë të gruas për grupmoshën 14-24 vjeç përbëjnë rreth 9% të aborteve totale të Tiranës.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet