A janë normale dhimbjet që vijnë prej menstruacioneve?

Nga Silvana Çeliku, mjeke kirurge onkologe

Po, janë normale. Dhimbja është shumë e lidhur me kanalin e qafës së mitrës. Ky kanal veçanërisht tek vajzat e vogla hapet me shumë vështirësi për të dalë pjesa e parë e ciklit menstrual, e cila është më e trashë.

dhimbjet e ciklitPra, hapja e qafës së mitrës ka dhimbje jashtëzakonisht të forta. Edhe gjatë aktit të lindjes, në momentin e parë femra ka dhimbje pikërisht nga hapja e qafës së mitrës dhe pastaj çdo gjë është më e lehtë. Zakonisht këto simptoma zhduken menjëherë pas lindjes, sigurisht kur femra ka kryer lindje natyrale.

Cikli bëhet fare pa dhimbje dhe pa shqetësime. Flas për shenjat lokale, sepse shenjat e tjera, si: fryrja e gjoksit, dhimbja e kokës, gjendje lodhje, janë shenja që janë prezente dhe të justifikueshme.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?