Blerina Bombaj, dietologe
Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të kenë IQ (koeficient inteligjence), më të ulët. Hekuri i ulët në gjak lidhet drejtpërdrejt me ulje të kthjellësisë së mendjes dhe me gjëndje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen
përqendrim më i mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime.
Ushqime të pasura me hekur:
- Mishi i kuq i freskët dhe i rritur në gjelbërim
- Gjethet e panxharit
- Patatet e vogla me lëkurën e tyre
- Stafidhet, kumbullat vishnje të thara, kajsitë e thara
- Thjerrëzat, fasulet
- Vezët e fshatit
- Sardelet
- Rukola
*Mbani mend, burimet bimore të hekurit duhet të shoqërohen me ushqime të pasura në vitaminë C si portokalli, domatet, luleshtrydhet, brokoli, kivi dhe specat e kuq.
*Burim hekuri përbëjnë dhe enët e gatimit, si tiganë apo tenxhere prej hekuri!


