Si të zgjidhni problemet me sistemin e tretjes

Përgatiti: Elena Beta

Sistemi juaj i tretjes nuk funksionon si duhet? Mund të gjeni zgjidhje duke ndjekur disa këshilla te thjeshta.

Hani ushqime të pasura me glutaminë-  një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në tretje është glutamina, ajo redukton inflamacionin. Ushqime të pasura me glutaminë janë: spinaqi, veza, peshku, mishi, panxhari, majdanozi, produktet e qumështit dhe fasulet. Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë.

uje me limonPini ujë- dehidratimi mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë dhe probleme me tretjen. Shtoni konsumin e ujit (8 gota uji në ditë) dhe qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Nëse nuk e pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë, shtoni pak limon ose manaferra në të. Jo vetëm do të përmirësoni procesin e tretjes, por do të fitoni energji.

Qëndroni larg dietave- shumë njerëz janë të fiksuar pas dietave të ndryshme, por nëse vuani nga çregullime të tretjes duhet ti harroni ato. Dietat ndikojnë në dëmtimin e metabolizmit duke shkaktuar çrregullime. Hani ushqime të shëndetshme dhe do të keni nën kontroll peshën dhe sistemin e tretjes.

Mbani mëlçinë të shëndetshme- nëse mëlçia funksionon si duhet, edhe me procesin e tretjes nuk do të keni probleme. Konsumoni karrota, panxhar, lulelakër dhe eliminoni duhanin dhe alkolin, trupi do t’ju jetë mirënjohës.

lekure ushqime kujdesiHani shëndetshëm- hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin, dhe dëgjoni sinjalet e trupit. Të hani ngadalë ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes dhe ju ndihmon për të ndjerë më pak uri.

Hani ushqime të fermentuara- ushqimet e fermentuara përmbajnë bakterie të mira të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Por kujdes mos e teproni, thjesht shtoni disa lakra turshi në darkën tuaj dhe do të shikoni rezultate.

 

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru