Myku, si mund ta luftoni

Blerina Bombaj, dietologe

Myku është një armik tepër i bezdisshëm i mirëqenies sonë. Ekuilibrimi i florës sonë bakteriale është një ndër masat më efikase për të përmirësuar shëndetin dhe për të luftuar mykun. Duke qenë se flora jonë bakteriale është fronti i parë i mbrojtjes ndaj gjithë mikro organizmave keqbërës si dhe hudhra garlicmykut, duke e forcuar atë, kemi forcuar automatikisht imunitetin tonë.

Ja rregullat e arta për të luftuar mykun:

Hudhra: Kujdes! hudhra duhet të merret e pagatuar, të shtypet, të lihet pak ashtu dhe, nëse rezistoni, më e mira është ta bluani nëpër dhëmbë duke e mbajtur sa më shumë. Kështu pastroni edhe mishrat e dhëmbëve dhe fitoni maksimumin prej saj.

Vaj rigoni: Një pikë prej tij është antimykotik, antibakterial dhe antimikrobial i fuqishëm.

Gjalp kokosi: I shijshëm dhe i efektshëm kundër mykut dhe baktereve. I përshtatshëm për skuqje.

Probiotikë në formë kapsulash: Një mënyrë e mirë për të pasuruar florën bakteriale, e cila lufton mykun dhe kuron gjithë problemet e stomakut dhe të aparatit tretës. Zgjidhni një markë që i besoni, të orientuar në produktet natyrale të shëndetit.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë