VIP-at dhe sëmundjet kronike

Ata mund të jenë të bukur, të pasur dhe të famshëm, por mbi të gjitha janë njerëzorë dhe ashtu si të gjithë ne janë të prirur për tu prekur nga sëmundje tëndryshme. Disa të famshëm madje bashkëjetojnë me sëmundje kronike.

Ja disa të famshëm të prekur nga sëmundje kronike

Halle berryHeill Berri: Diabeti

Fituesja e çmimit Oskar Heill Berri (Halle Berry) u diagnostikua me diabet që në vitin 1989. Në atë kohë vetëm 22 vjeç, ajo u sëmur gjatë një emisioni televiziv. Tetë vjet më pas aktorja deklaroi se vuante nga diabeti i tipit 2, dhe jo diabet i tipit 1 siç ishte kuruar.

Por ekspertët thanë se Berri duhet të ishte keqdiagnostifikuar dhe kishte pasur diabet të tipit 2 gjatë gjithë kohës.

“Kur dikush ka diabet të tipit 1, nënkupton se sistemi i tyre imunitar e ka të shkatërruar pjesën e pankreasit që prodhon insulinën”, tha një endokrinolog i Los Anxhelosit. Berri, tani 45 vjeç, e menaxhon diabetin përmes ushtrimeve të rregullta dhe një diete të shëndetshme.

Kim KardashianKim Kardashian: Psoriasis

Pasi zbuloi në këmbët e saj një lëkurë të kuqe dhe të acaruar, ylli i televizionit, Kim Kardashian, zbuloi se vuante nga psoriasis. Psoriasis është një sëmundje e sistemit imunitar, që nënkupton se vetë trupi sulmon qelizat e veta.

Ky çrregullim i lëkurës shfaqet me skuqje dhe acarim të lëkurës dhe mund të vazhdojë për disa javë ose muaj, por edhe mund të ndërpritet për ndonjë periudhë kohore. Ekspertët besojnë se niveli i lartë i stresit, konsumimi i alkoolit apo duhanit mund të nxisë një shpërthim të kësaj sëmundjeje, por gjithsesi kjo sëmundje mund të kurohet.

Marcia CrossMarsia Kros: Migrenë

Ylli i “Shtëpiakeve të dëshpëruara”, Marsia Kros (Marcia Cross) ka vuajtur nga migrena e rëndë që në moshën 14 vjeç. Për vite me radhë aktorja ka pasur dhimbje të forta koke dhe probleme me shikimin, që lidhen me migrenën.

“Gishtat më therin dhe shikoj një aureolë të çuditshme në shikimin tim periferik”, u shpreh për mediat Kros. Migrena është një sëmundje që prek femrat tre herë më shumë se meshkujt. Tashmë aktorja merr mjekim për të menaxhuar simptomat e sëmundjes, për shkak se për migrenën nuk ka shërim përfundimtar. “Tashmë e ndiej se kur do të afrojë kriza dhe marr ilaçet dhe në pak orë jam sërish në këmbë”, tha aktorja.

Elisabeta HaselbekElisabeta Haselbek: Sëmundja celiake

Elisabeta Haselbek është një prezantuese mareikane tepër e njohur. Ajo vuan prej mbi një dekadë nga sëmundja celiake, e cila prek zorrët e holla duke bërë që trupi të mos e përthithë ushqimin siç duhet.

Dëmi është pasojë e një reaksioni që shkakton gluteni, i cili gjendet tek drithërat, elbi dhe thekra. Duke përshkruar sëmundjen, Haselbek tha për mediat, se pavarësisht çfarë hante, ajo kishte probleme me tretjen, diarre dhe dhimbje të forta barku. Prezantuesja e kuptoi se vuante nga sëmundja celiake kur mbajti një dietë strikte gjatë xhirimit të një filmi. Tani ajo mban një dietë pa gluten, i vetmi trajtim për këtë sëmundje.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a