Këshillat për të qëndruar gjatë në diell

Përshtati: Daniela Bardhi

Çdo gjë ka anët e saj pozitive dhe negative, e njëjta gjë vlen edhe për diellin. Ndërsa ai ju jep energji dhe shëndet, mund t’ju japë edhe djegie të lëkurës diell2dhe në, rastet më të këqija, kancer të lëkurës. Kështu që këshillat që po ju japim për aplikimin e kremit kundër diellit, nuk janë vetëm për hir të kozmetikës, por janë një pjesë thelbësore e regjimit të lëkurës.

  1. Aplikoni krem kundra diellit çdo ditë. Thelbësore është që të aplikoni krem dielli çdo ditë të vitit. Nuk ka rëndësi se çfarë moti është, mbrojtja nga dielli është një domosdoshmëri.
  2. Aplikoni krem kundër diellit pavarësisht moshës që keni. Rrezet e diellit janë të njëjta për të gjithë pavarësisht nëse ju jeni i ri apo i vjetër.
  3. Vishni rroba me mëngë të gjata. Kjo mund të quhet si një “mburojë shtesë” dhe ju jep mbrojtje të dyfishtë ndaj rrezeve të diellit.
  4. Aplikoni kremin në të gjithë trupin, në këtë mënyrë do të mbroheni kundër djëgies së lëkurës.
  5. Vini syze dielli për të mbrojtur sytë, pasi kremi kundër diellit nuk është i këshillueshëm të aplikohet në lëkurën rreth syve.
  6. Aplikoni krem dielli 15 minuta para se të dilni jashtë.
  7. Riaplikoni krem kundër diellit çdo 2 orë, pasi aplikimi i kremit vetëm një herë në ditë nuk e mbron lëkurën.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës