Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë

Mishi i derrit bën pjesë te produktet e preferuara për shqiptarët. Vetëm për tre vitet e fundit, qytetarët kanë konsumuar afërsisht 16 milionë kg mish derri nga Brazili.

Ndryshe nga BE-ja, mishi i derrit nga Brazili do të vazhdojë të jetë pjesë e tryezës së konsumatorit shqiptar. Ndërkohë, europianët, që nga data 3 shtator, kanë ndaluar çdo ngarkesë me mish brazilian, pasi dyshohet se te kafshët dhe shpendët aplikohen medikamente veterinare që rrisin në mënyrë të shpejtë masën muskulare.

Kurse Ministria e Bujqësisë këtë vendim e ka marrë vetëm për mishin e gjedhit dhe të shpendëve, dhe jo për mishin e derrit. Top Channel ka arritur të sigurojë sasinë e mishit të derrit nga Brazili për tre vitet e fundit.

Saktësisht, në vitin 2024, shqiptarët kanë konsumuar 6.4 milionë kg mish derri të ngrirë, pa kocka, në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, 1 kg mish derri nga Brazili tregtarëve u ka kushtuar mesatarisht 212 lekë/kg, ose 2 euro e 10 cent.

Në vitin 2025, edhe pse mishi i derrit ra në çmim, shqiptarët konsumuan afërsisht 1 milion kg mish derri më pak. Sasia prej 5.3 milionë kg mish derri brazilian këtë herë kushtoi mesatarisht 1.1 miliardë lekë, ku çmimi për kilogram arriti mesatarisht në 209 lekë/kg, ose rreth 2 euro.

Ndërsa nga janari deri në gusht të vitit 2026, në Shqipëri janë futur 4.1 milionë kg mish derri nga Brazili. Grosistëve të mishit, ky produkt këtë herë u ka kushtuar afërsisht 193 lekë/kg, ose rreth 1 euro e 90 cent.

I gjithë ky produkt nuk hidhet në treg vetëm në formën e mishit të freskët, por ai vjen te qytetarët edhe në formën e produkteve të përpunuara, si proshuta apo kremviçet./TCH

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet