VIP-at që “bashkëjetojnë” me lupusin

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore në të cilën vetë sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurit, zemrës dhe mushkërive.

Lupusi mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse shenjat dhe siptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës që ngjan me krahët e një fluture.

Tony BraxtonToni Brekston

“Gratë me ngjyrë kanë 2 apo 3 herë më shumë gjasa se sa gratë e bardha për t’u prekur nga sëmundja e lupusit”, thotë Daun Ishervud (Daën Isherëood), edukator shëndetësor në Fondacionin e Lupusit në Amerikë.

Këngëtarja e famshme e zbuloi diagnozën e saj nëntorin e kaluar. “Mjekimet që më duhet të marr për trajtimin e kësaj sëmundje ndikojnë në shtimin e peshës trupore, por kjo nuk ka rëndësi. Personalisht dua të luftoj dhe të fitoj luftën me lupusin”, tha ajo për mediat.

Lady Gaga 1Leidi Gaga

Këngëtarja e njohur botërisht për suksesin e saj në botën e muzikës, ka marë përgjigje pozitive për testin mbi sëmundjen e lupusit. Këtë sëmundje ajo e ka të trashëguar. “Duhet të kujdesem shumë, pasi lupusi në familjen time është gjenetike. Nuk kam shenja të kësaj sëmundjeje, por fakti që testi doli pozitiv, më bën të tregoj më shumë kujdes”, tha këngëtarja për mediat. Tezja e saj vdiq nga lupusi në moshën 19-vjeçare.

Selena GomezSelena Gomez

Dyshohet se edhe 21-vjeçarja  Selena Gomez është prekur nga sëmundja e lupusit. Gjyshi i saj Rikardo Gomez konfirmoi në një intervistë për mediat në vitin 2014 se mbesa e tij po vuan nga kjo sëmundje dhe po merr trajtimin e nevojshëm për ta luftuar atë.

“Orari i zgjatur i punës, pamundësia për të pushuar, si edhe stresi që ajo ka përjetuar nga ndarja me të dashurin Biber, kanë ndikuar që gjendja e saj të përkeqësohet brenda një kohe shumë të shkurtër”, tha Rikardo duke pohuar se fatmirësisht ajo po reagon mirë ndaj trajtimit.

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat