Ja ushqimet që largojnë lodhjen

Të hash dhe të rikthesh energjitë duke ruajtur edhe linjat? Është e mundur nëse evitoni çokollatën, pijet e gazuara ose pijet energjike dhe konsumoni 10 ushqime të shëndetshme që rrisin nivelin e energjisë në mënyrë natyrale, duke na ndihmuar të largojmë lodhjen.

lajthiteMund të fillohet nga lajthitë, të cilat konsumohen thatë, pa kripë dhe që i japin trupit një impuls energjie dhe gjithashtu janë të pasura me substanca ushqyese.

Pastaj është kosi, i pasur me probiotikë, që ndihmon në tretje, duke i dhënë mundësi organizmit ta përthithë më mirë ushqimin e të luftojë lodhjen.

Më pas është salmoni, i pasur me proteina, vitamina B6, dhe gjtihçka që duhet për të kthyer ushqimin në energji, duke i dhënë organizmit një zgjim të shëndetshëm.

Më tej vijnë kërpudhat, që japin një dozë të mirë hekuri, i rëndësishëm për transportin e oksigjenit në gjak. Pa oksigjenin e duhur, organet tona do të ndiheshin të lodhur dhe letargjikë.

spinaqNë 10-shen kryesore hyn edhe spinaqi, i pasur me hekur, magnez e kalium. Magnezi me kaliumin e bën më efikase tretjen në stomak dhe rregullon funksionin e nervave dhe muskujve. Më pas farat e kungullit dhe lulediellitm të pasura me magnez, patatet e ëmbla, të pasura me hekur, kalium, magnez, vitaminë C e vitaminë D, që kontribuon për rritjen e niveleve të energjisë, uji, që ndihmon në lëvizjen e substancave ushqyese dhe oksigjenit në qelizë, produktet e stinës që ofrojnë përbërësit e tyre maksimalisht dhe vezët, që pas ushtrimeve, i ndihmojnë muskujt të rikuperohen.

Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe