Diarreja, ushqimet për ta lehtësuar

Shkaqet e diarresë janë të ndryshme. Diarreja mund të shkaktohet nga një “grip stomaku” ose nga një ushqim i caktuar që keni ngrënë. Për shkak se disa ushqime mund të përkeqësojnë simptomat, duhet ta keni të qartë se çfarë nuk duhet të konsumoni. Shmangni këto ushqime për lehtësimin e diaresë:

  • diarreaUshqimet e skuqura dhe ato të yndyrshme
  • Qumështin, gjalpin, akulloren dhe djathin
  • Pijet alkoolike dhe me kafeinë. Kur keni diarre, duhet të shmangni ushqimet që stimulojnë humbjen e lëngjeve. Alkooli dhe kafeina mund të veprojnë si diuretikë, kjo do të thotë që ato ju dehidratojnë, ndaj duhet të shmangen.
  • Ëmbëlsuesit artificialë, karamelet, çamçakëzat, si dhe zëvendësuesit e tjerë të sheqerit
  • Ushqimet që shkaktojnë gazra të tepërta. Është e rëndësishme që të hani sasi të shumta frutash dhe perimesh çdo ditë. Por, kur jeni me diarre, duhet të shmangni perimet, si: lakra, lulelakra, brokoli, fasulja etj.
  • Ushqimet që kanë ndenjur në frigorifer për një kohë të gjatë apo ushqimet e ruajtura në mënyrë të papërshtatshme.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe