Biseda kuruese për humbjen e dëshirës seksuale

Nga mjeku urolog Rezar Rusi

Humbja e dëshirës seksuale zakonisht ka një element psikologjik në të edhe kur shkaku është fizik. Në këto raste përdorimi i psikoterapisë mund të zgjidhë problemin. Një tjetër trajtim që duhet patur parasysh, është menaxhimi i ankthit, i cili mund të konsistojë në kryerjen e ushtrimeve të frymëmarrjes dhe atyre relaksuese.

marredhenie seksuale 11Njëkohësisht ekzistojnë dhe një sërë veprimesh të tjera që ndihmojnë në shtimin e dëshirës seksuale:

– Aktiviteti fizik. Ecja, vrapimi me partneren ose vetëm, bëjnë që personi të ndihet më i fortë fizikisht, më vital, duke u reflektuar edhe në aktivitetin seksual.

– Përdorimi i imagjinatës. Çifti duhet të përdorë literaturë dhe video erotike që përmbajnë  fantazi, qoftë femërore, qoftë mashkullore.

– Marrja e masave paraprake për të luftuar mungesën e dëshirës seksuale. Ideja e një seksi spontan është e bukur, por çdo njeri që është në punë dhe ndeshet me problemet reale të jetës mund të mos ketë në dispozicion gjatë ditës orët e mjaftueshme për t’u eksituar. Për këtë duhet bërë një plan paraprak. Për shembull, duhet përfituar kënaqësi nga gjëra të vogla, si duke i dhënë partneres një dhuratë të vogël, duke vënë një muzikë të bukur që në mëngjes, duke mbyllur telefonat, duke larguar fëmijët nga mjedisi ku çifti qëndron për t’u mos u ndërprerë etj.

– Të fokusohet në tërësinë e trupit. Tendenca e meshkujve është të përqendrohen në mënyrë disproporcionale të organet genitale. Fokusimi në pjesë të tjera erogene të trupit përmirëson performancën dhe shton një kënaqësi të re.

–  Të dalësh me miq. Nëse shkon për darkë me shoqëri, ju mund ta shihni partneren me një sy tjetër. Ju do ta kujtoni atë se sa interesante dhe eksituese ishte ajo. Të njëjtën gjë do të ndiejë edhe partnerja. Kjo situatë interesante bën të shtohet dëshira për marrëdhënie seksuale./ Gazeta Shëndet+

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë