Si të hash shëndetshëm kur nuk je në shtëpi

Është shumë e lehtë të josheni kur hani jashtë, veçanërisht nëse të gjithë rreth jush zgjedhin këto mundësi jo të shëndetshme. Por ngrënia e ushqimit të shpejtë (fast-food), zgjedhja gjithmonë e ushqimeve me yndyrë të lartë apo menusë me shumë kalori, familja hamund të bëjë dëm në trupin e një personi. Problemi më i dukshëm është shtimi në peshë. Për shkak se ushqimi që hamë, ndikon në mënyrën se si trupi ynë funksionon. Kështu ushqimi ndikon në:

  • funksionimin mendor
  • mirëqenien emocionale
  • energjinë
  • forcën
  • peshën
  • shëndetin në të ardhmen

Është më e lehtë sesa mendoni të bëni zgjedhje të mira në një restorant me ushqim të shpejtë, në një qendër apo dhe në lokal shkollor. Shumica e kafeve dhe fast-fudeve ofrojnë zgjedhje të shëndetshme që janë të shijshme, si mish pule në skarë ose sallatë. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm mbi madhësinë e pjesëve dhe yndyrën e lartë, salcat dhe djathin.

Këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë kur hani jashtë:

Kërkoni ekuilibrin. Zgjidhni ushqimet që përmbajnë proteina (si peshk, pulë, ose fasule nëse ju jeni vegjetarian), fruta dhe perime (patatet e skuqura nuk klasifikohen si perime) dhe drithëra (bukë gruri dhe oriz ngjyrë kafe). Kështu, një sanduiç gruri me pulë, me marule dhe domate është një zgjidhje më e mirë se një hamburger me djathë në një simite të bardhë.

-Zgjidhni masën. Madhësia e racioneve të ushqimeve është rritur gjatë dekadave të fundit duke bërë që të hamë më shumë seç kemi nevojë. Madhësia mesatare e një hamburgeri në 1950-n ishte vetëm 40 gramë. Të sotmit peshojnë 200 gramë apo 5 herë më shumë.

Pini ujë ose qumësht me pak yndyrë– lëngjet e gatshme të frutave dhe pijet energjike zakonisht përmbajnë kalori “boshe” për të cilat nuk keni nevojë.

Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe