Vdekshmëria nën 5 vjeç: s’ka specialistë

“Dy janë shkaqet e vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç: mungesi i aksesit në shërbimin shëndetësor dhe kequshqyerja”. Kështu u shpreh kryeredaktorja e “Shëndet+”, Arlinda Gjypi, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” për të folur mbi raportin e fundit të “Save the Children”, që e rendit vendin tonë ndër të parat në rajon për vdekshmërinë e fëmijëve nën 5 vjeç, me një raport 14.9 në 1000 lindje.

Arlinda Pasdite ne TCHDuke iu përgjigjur pyetjes së prezantueses, Gjypi u shpreh se është e rëndësishme të theksohet fakti që ka një mungesë të specialistëve në rrethe, që shkakton moskryerjen e gjithë kontrolleve që nënat duhet të bëjnë për fëmijët e tyre. “Është thënë shpesh që ka mungesë specialistësh, por duhet të kemi parasysh se një nënë e ardhshme duhet të kryejë disa kontrolle kur është shtatzënë. Po të përjashtojmë Tiranën, ku kemi shumë gjinekologë, situata në rrethet e tjera është e vështirë. Ka mungesë të këtyre mjekëve dhe nënat janë të detyruara të udhëtojnë. Largësia dhe ana ekonomike bëjnë që ato të mos i kryejnë të gjitha këto kontrolle dhe nga 8 të bëjnë vetëm dy, gjë që më pas sjell pasoja”, u shpreh kryeredaktorja e “Shëndet+”, teksa vijoi:

“Ndërkohë, një problem tjetër që dua të ngre me këtë rast, është mospërputhja e shifrave. Raporti i fundit kombëtar solli në vëmendje faktin se instancat e ndryshme japin shifra të ndryshme lidhur me situatën në Shqipëri”.

Gjypi u shpreh gjithashtu se kequshqyerja është një tjetër problem i rëndësishëm, në një kohë që po bëhet një punë e madhe që të edukohen nënat që të paktën deri në moshën 6 muajsh t’i ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)