- Pini shumë ujë (minimalisht 2l në ditë)
Hidratimi i lëkurës, ju jep mundësi qelizave të trupit të rinovohen dhe mund të zvogëlojnë dukjen (pamjen) e celulitit. Gjëja e
parë që duhet të bëni në mëngjes, është ta nisni ditën me një gotë ujë. Mbani një shishe ujë me vete kudo që të shkoni, në mënyë që mos të harroni ta konsumoni.
- Konsumoni fruta dhe perime
Një dietë e pasur me fruta dhe perime do t’ju ndihmojë të mbani peshën nën kontroll, kështu edhe celuliti do të reduktohet. Frutat dhe perimet kanë një përmbajtje të lartë të ujit dhe ju mbajnë të hidratuar.
Përgatisni një lëngësirë me spinaq për mëngjes. Përzieni një filxhan qumësht bajamesh, një kupë spinaq, gjysmë banane dhe një kivi të vogël. Ky mëngjes është i pasur me proteina dhe do t’ju japë energji. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë që të konsumoni perime, nëse s’ju pëlqen që t’i konsumoni ato të freskëta.
- Hani ushqime të papërpunuara, zarzavate, sallatë dhe mbushuni me vlera ushqyese, antioksidantë dhe ujë. Nëse mbani një dietë të shëndetshme, celuliti do të reduktohet dukshëm.
- Hani yndyrna të shëndetshme
Celuliti shkaktohet nga mbledhja e yndyrnave nën lëkurë. Nëse ushqeheni me yndyrna të shëndetshme, celuliti nuk do të jetë i dukshëm. Ushqime, si: ullinj, arra, avokado, peshk dhe vaj ulliri përmbajnë omega 3, thelbësore për një lëkurë të shëndetshme.
- Shmangni në mënyrë absolute ushqimet e mëposhtme: (shkaktojnë celulit)
- Patatet e skuqura dhe çdo gjë tjetër të skuqur.
- Ushqimet e paketuara, si: patatina, drithëra misri, etj
- Ushqimet shumë të kripura dhe të konservuara
- Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri, si: ëmbëlsirat me sherbet, karamelet, çokollatat etj.
- Alkoolin, sidomos kur e përzieni me lëngje frutash të konservuara që përmbajnë shumë sheqer
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


