Jeni mbipeshë? Përfitoni trajtim dobësimi FALAS “Te Stela Resort”

Baneri Dobesimi

Jeni mbipeshë? Doni të dobësoheni dhe të arrini format dhe peshën tuaj ideale? Përfitoni nga mundësia më e mirë e ofruar nga “Te Stela Resort” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+”.

Tre persona do të kenë mundësinë e ndjekjes nga kuzhina e resortit “Te Stela”, si dhe trajnerët personalë të “Sport Center” për të arritur këto rezultate. E gjitha kjo do të ofrohet FALAS, ndërsa këta tre persona do të paraqiten rregullisht në resort, duke qenë gjatë gjithë kohës nën përkujdesjen e specialistëve të qendrës.

Trajtimi do të vazhdojë për nëntë javë, ku ushqimi dhe ushtrimet do të jenë të kuruara në çdo detaj nga kuzhina dhe trajnerët e “Te Stela Resort”.

Gjithashtu, për pjesëmarrësit në këtë program do të ofrohet mundësia e analizave FALAS nga Spitali Europian.

Gjithë ecuria e programit do të ndiqet dhe do të publikohet çdo javë në website-n shëndetësor www.shendeti.com.al dhe gazetën “Shëndet+”.

Në fund të nëntë javëve të trajnimit, përveç kryerjes së analizave shëndetësore, tre pjesëmarrësit do të kontrollohen edhe nga dermatologët, lidhur me gjendjen e lëkurës së tyre (shpesh delikate për shkak të dietave), për të siguruar kështu efektshmërinë e trajtimit të kryer.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë të dhënat për veten e tyre në adresën e e-mailit info@shendeti.com.al. Personat e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 30 korrik.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore