Blerina Bombaj, dietologe
Peshku është forma më e lehtë e proteinave dhe më e pasur me nutrientë shumë të vlefshëm për shëndetin tonë. Ndërkohë që ushqimet proteinike rrisin nxehtësinë që prodhon trupi ynë, do ishte mirë të preferonim ushqime të cilat nuk na ngarkojnë më
tej tretjen dhe nuk na rëndojnë gjatë ditëve të nxehta të verës.
Të tillë janë prodhimet e detit dhe peshqit e vegël, të freskët. Acidet lyrore që vetëm peshku na i ofron, trupi ynë është në gjendje t’i depozitojë dhe t’i përvetësojë në qelizat e vetë trurit tonë duke na bërë më të mbrojtur ndaj depresionit, si dhe humbjes së kujtesës.
Sugjerime:
- Preferoni sa më shumë peshkun tavë me domate dhe qepë. Është një pjatë e shkëlqyer!
- Preferoni peshq të vegjël në peshë (200gr e poshtë)


