Seksi oral, a është shkak për sëmundje të rënda?

Evin Dani, androlog

Seksi oral në përgjithësi konsiderohet si seks i sigurt, megjithatë nuk është shumë e besueshme. Ka pasur raste që mund të kesh marrë sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe nëpërmjet seksit oral.

Seksi oral është një zgjidhje që bëhet midis çiftit. Disa persona arrijnë ta mbajnë të gjallë eksitimin seksual nëpërmjet seksit marredhenie seksualeoral. Disa të tjerë jo vetëm që nuk i eksiton, përkundrazi i frenon. Vetë pozicioni, mënyra, shpesh edhe aromat jo të këndshme bëhen shkak për moskryerjen e seksit.

Papilloma Virus (HPV) është një prej viruseve më të zakonshëm që qarkullojnë dhe është shkaktari i lythave gjenitale tek femrat dhe tek meshkujt dhe i kancerit të qafës së mitrës.
Njihen më shumë se 100 tipe të HPV ku afërsisht 40 prej tyre, infektimi dhe transmetimi kryhet me anë të rrugës gjenitale. Është një virus i transmetueshëm, i cili ndodhet në organin seksual si të femrës, edhe të mashkullit, por që mund të shkaktojë edhe kancerin e laringsit.

Studimet e fundit nxjerrin përfundimin se kjo mënyrë seksi ka çuar në shtimin e rasteve me kancer të laringsit. Sigurisht, kanceri i laringisti mund të vijë edhe nga shkaktarë të tjerë, siç mund të jetë trashëgimia apo duhanpirja apo mënyra e jetesës.

Personat që konsumojnë duhan janë shumë herë më të prirur për t’u prekur nga kanceri. Sepse vetë lëndët që digjen nga duhani janë kancerogjene. Nëse bën një krahasim midis një personi që nuk pi duhan me dikë që pi duhan, duket qartazi që ata që pijnë duhan janë shumë herë më të prekur. Duhanpirja është një nga shpërthyesit e sëmundjeve kanceroze.

Duhet pasur kujdes që të parandalojmë një sërë sëmundjesh seksualisht të transmetueshme. Duhet të zgjidhet partnerja apo partneri dhe në partnerë të dyshimtë duhet të merren gjithmonë masa. Në rastin e mbrojtjes gjatë seksti oral, duhet të zgjedhësh partneren.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë