Dieta ideale për të luftuar hipertensionin dhe mbipeshën

Blerina Bombaj, dietologe

Ja si duhet të ngjajë ushqimi ditor për personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe mbipesha:

Mëngjes: 1 lëng portokalli të shtrydhur + 3 lugë të mëdha tërshërë të zier me qumësht me pak yndyrë dhe kanellë

taratorParadite: pak bajame + 2 kajsi të thata ose 1 kivi

Drekë: 200gr peshk furre me qepë, domate & dafinë + 2 patate të vogla me lëkurë + 2 feta të holla bukë thekre me vaj ulliri + sallatë jeshile me domatina, vaj ulliri & uthull + luleshtrydhe me gjizë

Pasdite: tarator me kos me pak yndyrë + fara kungulli

Darkë: omletë me 1 vezë fshati, gjizë dhe 4 lugë të mëdha bizele + sallatë rukola, jeshile, fije preshi, pak gjoks pule, arra & djathë dhie pa kripë

Para gjumit (rreth 1 orë e gjysmë): 1 gotë qumësht pa yndyrë + 1/2 banane

Kjo dietë, e pasur në kalcium, magnez, kalium dhe e varfër në kripë rezulton shumë e dobishme dhe me përmirësim të dukshëm të presionit të gjakut.

Kini kujdes! Kjo dietë shërben si shembull. Çdo person duhet të flasë me mjekun (dietologun) për ta përshtatur.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe