Falë një programi të zhvilluar në Shkollën Londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, shumë njerëz në botë që nuk kanë mundësi qasjeje në kujdesin shëndetësor, mund të “vizitohen” tek okulisti. Në fakt, bëhet fjalë për një program telefonik i cili e kthen celularin në një mjek të syve, që
diagnostikon proglemet. Studimi u krye në Kenia në 233 persona dhe rezultatet u botuan në revistën “Jama Ophtalmology”.
Programi, që quhet “Peek” (përgjimi), është i aftë të ekzaminojë shikimin përmes gërmave që bëhen gjithnjë e më të vogla. Një pajisje që fillon nga 420 euro i kombinuar me programin shfrytëzon fleshin dhe videokamerën e celularit të ekzaminuar sytë dhe kap shenjat e kataraktit, për të cilën do të duhej një makineri e madhe që kushton 140 mijë euro. “285 milionë veta në botë kanë probleme me shikimin dhe 80% ka probleme që mund të shërohen ose parandalohen”, nënvizojnë autorët e studimit, që kanë verifikuar saktësinë e matjes së defekteve të shikimit. “Gjithsesi, pjesa më e madhe e këtyre personave jeton në shtetet me të ardhura të ulëta dhe nuk kanë mundësi të vizitohen te një specialist. Me këtë sistem mund të kryhen ekzaminime direkt në komunitet”.
Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi


