Shtyni kutikulat- vendosni duart në ujë të ngrohtë për 10 -15 sekonda. Pasi të thahen ,ushtroni presion me majën e lugës tek kutikulat. Kjo metodë mund t’ju vijë në ndihmë nëse jeni në një udhëtim dhe keni harruar veglat e manikyrit.
Përdoreni për të qetësuar sytë e fryrë- mbani gjithmonë në frigorifer një lugë të ftohtë dhe përdoreni para se të flini, si dhe kur zgjoheni në mëngjes, duke e mbajtur për disa sekonda tek rrathët që formohen poshtë syve. Rekomandohet 30 sekonda tek secili sy.
Për qerpikë më të bukur- kur filloni të lyeni qerpikët me rimel, vendosni një lugë në kufirin mes vijës së qepikëve dhe kapakëve të syve pasi kjo do t’ju ndihmojë të mbani kapakët të pastër.
Reduktoni enjtjen e akneve- merreni lugën nga frigoriferi dhe vendoseni mbi aknet për disa sekonda. Kështu do ta keni më të lehtë për të parandaluar një enjtje të mundshme.
Si bazë për konturim- vendoseni lugën mbi mollëza për të gjetur saktësisht pjesën ku do të bëni konturin gjatë procesit të vendosjes së fondatinës në fytyrë./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta


