“Thyen” penisin gjatë seksit, 8 javë në shtrat

“Kurrë nuk kisha provuar një dhimbje të tillë”. Kështu ka deklaruar një djalë nga Britania i cili theu penisin gjatë kohës që marredhenie seksuale 11kryente marrëdhënie seksuale me të dashurën. I riu është dërguar menjëherë në spital, ku u tregoi mjekëve: “Ishim duke kryer marrëdhënie. Papritur dëgjova një kërcitje. Kurrë nuk kisha provuar një dhimbje të tillë, ishte torturuese. Edhe pse Klarisa (e dashura) përpiqej të më qetësonte, nuk mundesha. Kishte gjak gjithandej, nuk mund ta kontrolloja”. Më vonë ai rrëfeu se në spital, një pacient po mbante barkun nga e qeshura.

Penisi nuk ka kockë, por mund të pësojë thyerje apo këputje nëse forca e ushtruar me të gjatë marrëdhënies seksuale (ose masturbimit) është tepër e madhe. Pas incidentit, djaloshi tha se penisi i tij është shëruar, por kjo e detyroi të qëndrojë 8 javë në shtrat./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç