Si duhet t’i hamë vaktet dhe një këshillë nga dietologia

Blerina Bombaj, dietologe

«Në mëngjes ha si mbret, në drekë si princ dhe në darkë si varfanjak», thotë një shprehje e njohur. Nëse këtë këshillë do ta ndiqnim me përpikmëri dhe nëse njëkohësisht dinim cfarë ushqimesh të vendosnim në secilin vakt, dieta jonë do të kishte rezultate të sigurta.

familja haMëngjesi

Mëngjesi ynë duhet të jetë i pasur në karbohidrate që përmbahen te drithrat dhe buka, pasi në këtë mënyrë i japim energjinë e duhur trurit dhe trupit të zgjohet dhe të aktivizohet. Njëkohësisht, ndihmon në rezultatin e dietës sonë, pasi karbohidratet do të përdoren të gjitha për energjinë që nevojitemi për aktivitetet tona gjatë ditës dhe nuk do të përfundojnë në depozitat e dhjamit.

Dreka

Dreka ndjek të njëjtën logjikë duke i dhënë rëndësi karbohidrateve si makaronat integrale, orizi integral, fasulet, bizelet, patatet, te cilat trupi do ti përdorë për aktivitetet që do të kryej në pasdite.

Darka

Darka është mirë të orientohet te ushqimet e pasura në proteina (si gjoksi i pulës, i gjelit – pulës së detit, peshku ton në ujë, veza, djathi pa yndyrë). Zarzavatet duhet të zënë një pjesë të mirë të volumit të darkës sonë dhe një sasi e vogël karbohidratesh të thjeshta duhet të vijë nga buka e zezë, orizi integral dhe makaronat integrale (psh një fetë e hollë bukë e zezë, ½ kupë oriz ose makarona integrale ose bizele ose 2 patate të vogla bashkë me lëkurën). Nëse do konsumojmë më shumë sheqerna të thjeshtë, ato ka shumë gjasa të kthehen në dhjam përderisa ne nuk do të kryejmë më aktivitet fizik gjatë natës.

Këshillë:

Sigurisht, nëse ne do të konsumojmë më shumë ushqim nga çka na nevojitet (edhe nëse janë karbohidrate, proteina apo yndyrna), teprica e kalorive do të kthehet në dhjam në trupin tonë. Prandaj duhet të kemi mirë parasysh që:

> Mëngjesi duhet të ofrojë 35% të kalorive ditore që nevojitemi.

> Dreka duhet të ofrojë 40 – 50% të kalorive.

> Darka të përmbajë jo më shumë se 25% të kalorive ditore.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe